ABGJ në bashkëpunim me Institutin IEBGJ për Barazi Gjinore organzoi puntorinë dyditore për Agjencionin e Statistikave

September 12, 2018

ABGJ në bashkëpunim me institutin IEBGJ per Barazi Gjinore organzoi puntorinë dyditore për Agjencionin e Statistikave,lidhur me  incimin e kalkulimit të indeksit të Barazise Gjinore t ë Kosovës.

Kjo inciative është vazhdimësi e bashkëpunimit ndërinstutucional në mese  ABGJ-IEBGJ  të  filluar që nga viti 2013.

Kjo punëtori u organizua me qëllim të ngritjes së kapaciteteve instutucionale për kalkulimin e indeksit të Barazis Gjinore duke ofruar njohuri për instutucionet për të kalkuluar dhe për të shpërndarë dijen dhe informacionin.

IBGJ është instrument që ofron të dhëna mbi fushat e ndryshme të Barazis Gjinore në nivel  Europian.

Indikatori bazohet në prioritet politike të EU dhe rifreskohet me të dhëna në baza të rregullta .

Kjo punëtori u financua nga SIDA Suedeze-projekt për fuqizimin e mekanizmave instutucional për Barazi Gjinore.