ABGJ në bashkëpunim Koordinatorin Nacional Kundër Dhunës në Familje Naim Qelaj ka zhvilluar disa vizita në Gjykata dhe Prokurori Themelore në qytetet e Kosovës

img4
August 24, 2018

Gjatë takimit me krerët e këtyre institucioneve u theksua nevoja e bashkëpunimit dhe përkushtimi i të gjithë akterëve relevant në koordinimin e aktiviteteve me qëllim të realizimit të strategjisë Kombëtare Kundër  Dhunës në Familje.  

Në këto takime focus ju dha  punës  e mirë  të gjyqësorit dhe organeve të drejtësisë në trajtimin e rasteve nga  dhuna në familje dhe njëherit hapat që duhet  ndërmarrë në përmisimin e infrastrukturës ligjore dhe  mekanizmave tjerë me qëllim të  luftimit dhe të parandalimit të kësaj dukurie. 

Nga Kryetarët e këtyre gjykatave dhe Kryeprokurorët u kërkua që të caktojne gjyqtarë dhe prokuror të vecant që do të merren me rastet e dhunes në familje me qëllim të marrjes në konsiderat që këto raste duhet të kryhen me urgjencë dhe gjithashtu u njoftuam që një pjesë e madhe veq i kanë të caktuar Koordinatorët për dhunën në familje

Në të gjitha këto takime gjithashtu u potencua edhe fakti i mbledhjes së të dhënave për këto vepra e dhunës në familje  dhe mënyra e raportimit të tyre.
ABGJ në bashkëpunim Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në FamiljNaim Qelaj ,ka zhvilluar disa  vizita  në Gjykata  dhe Prokurori Themelore në qytetet e Kosovës